Fejzullah Rexhepi dekretohet kryetar i Gjykatës Supreme
E. Hoti/ RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekretoi sot kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepin.
Dekretimi i Rexhepit nga Osmani është bërë me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Sipas një njoftimi për media nga Zyra e Presidencës, Osmani në takim ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor, dhe në veçanti, rolin e Gjykatës Supreme brenda këtij sistemi.
Në mes tjerash, në takim presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor, dhe në veçanti, rolin e Gjykatës Supreme brenda këtij sistemi.
Tutje u tha se në këtë drejtim, Osmani ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, brenda kompetencave dhe rolit të saj kushtetues për një sistem të drejtësisë të pavarur, funksional, dhe i cili siguron besimin e qytetarëve në të.























