Kurti rithekson pikat e tij të marrëveshjes
BKT
Lajme

Kurti rithekson pikat e tij të marrëveshjes

M.Miftari/ RTKLive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vuri në dukje ecurinë e takimit të së enjtes (22.06.2023), në Bruksel, me shefin e Politikës së Jashtme e të Sigurisë të BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin special të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, por që në takim mungonte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes rrjetit social Twitter, kryeministri Kurti bëri të ditur pikat e shtruara në takimin me Borrellin e Lajçakun si:policët e rrëmbyer nga njësitet speciale serbe në brendi të territorit të Kosovës, për uljen e tensioneve, zgjedhjet e reja, si dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë.

“U takova me Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, por me presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë provapër rrëmbimin e tre policëve tanë, të mbajtur për më shumë se një javë, si dhe diskutova de-eskalimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe në takimin e së enjtes në Bruksel, sikundër bëhet e ditur edhe nga zyra e Kreyministrit, takimi nuk ka qenë trepalësh, ngase ka munguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka refuzuar takimin.

 

 


MË SHUME NGA Lajme