Hapet gara për Festivalin e parë të Këngës në RTK/Video
BKT
Foto: RTK
Në Fokus

Hapet gara për Festivalin e parë të Këngës në RTK/Video

M.Sh/RTKlive

Është hapur gara për këngët e Festivalit të parë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) që do të realizohet në tetor në datat 26, 27 e 28 të vitit 2023.

Krijuesit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e diaspora mund të kyçen  në faqen e Festivalit në www.rtklive.com  si dhe në facebook e Instagram për të aplikuar. Konkursi përfundon më 30 gusht në orën 23:59.

Për detaje shtesë mund të t’i ndiqni hapat që janë shfaqur në videon promovuese.  

Kujtojmë se drejtor i Festivalit të Këngës në RTK është Adi Krasta, zëvendësdrejtor i televizionit publik. Edicioni i parë i “Fest 2023” realizohet në Prishtinë në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe transmetohet live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.


MË SHUME NGA Në Fokus