Haradinaj: I tronditur pas vërshimeve në Pejë
BKT
Lajme

Haradinaj: I tronditur pas vërshimeve në Pejë

M.Miftari/RTKlive

Për situatën e rëndë pas vërshimeve në Pejë, ku, për pasojë, ka edhe viktima në njerëz, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai, përmes rrjetit social Facebook, është shprehur se ndiehet i tronditur pas vërshimeve që ka ndodhur në Pejë, duke bashkëndier dhimbjen me familjen Ademaj për humbjet e tyre, ftoi qeverinë, komunën e Pejës, si dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.

“I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.

Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët.

Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme