11:02 / 25.06.2023
Ronaldinho, Dybala, Cafu, Aldair... çfarë spektakli në Orlando!
RTSH
Një “çast” yjesh, me kampionë të djeshëm dhe të sotëm të përzier në dy skuadra, me kapiten Ronaldinho dhe Roberto Carlos.
Dybala me fanellën verdheartë së bashku me Cafu dhe Aldair. Dhe më pas Ronaldinho, Rivaldo, Serginho, Dida, Valderrama, Ronaldo, Okocha, Amauri, Nani, Roberto Carlos...
Një shfaqje e vërtetë u organizua në Orlando, një ndeshje që pa lavdi të vjetra dhe kampionë të sotëm, të cilët sfiduan njëri-tjetrin me magji.
Më i vlerësuari nga turma ishte padyshim Ronaldinho, i cili ripropozoi dhe pjesë të tjera të çmuara nga koleksioni i tij privat në fushë, më pas duke u kënaqur si gjithë të tjerët për foto dhe autografe për fansat.























