12:56 / 25.06.2023
Krasniqi: Në koordinim ndërinstitucional në ndihmë të qytetarëve të Pejës
M.Miftari/RTKlive
Minsitri i Pushtetit Lokal u shpreh i shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku, si pasojë e tyre, humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij.
Ai, përmes rrjetit social Facebook, tha se që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarin Muhaxheri, ministrin Sveçla dhe ministrin Mehaj, që t’i dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë.
“Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”, u shpreh ministri Krasniqi.























