Vërshimet në Pejë, Konjufca: Kjo fatkeqësi ka tronditur gjithë Kosovën
BKT
Lajme

Vërshimet në Pejë, Konjufca: Kjo fatkeqësi ka tronditur gjithë Kosovën

M.Miftari/RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar për ngjarjen tragjike në Pejë, ku si pasojë e vërshimeve kanë vdekur dy persona, nënë e djali 5-vjeçar.

Konjufca, përmes rrjetit social Facebook, është shprehur se kjo fatkeqësi na prek secilin dhe ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Në këto momente qëndrojmë pranë familjarëve të viktimave, siç jemi pranë të gjithë qytetarëve të Pejës, të cilët kanë pësuar nga këto vërshime. Njësitet përkatëse të emergjencave me profesionalizmin e tyre janë duke ofruar ndihmën dhe punën e tyre deri në stabilizim të plotë të situatës” , ka shkruar Konjufca, derisa të lënduarve u uroi shërim sa më të shpejtë për të lënduarit si pasojë e kësaj fatkeqësie.


MË SHUME NGA Lajme