13:22 / 25.06.2023
Rama: Të gatshëm t’u dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës
M.Miftari/RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Pejë, ku nga vërshimet e mbrëmshme kanë gjetur vdekjen nëna me të birin e saj 5-vjeçar.
Rama, përmes rrjetit social Facebook, ka shprehur gatishmërinë, që si kryeqytet t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Pejës.
“Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja”, ka shkruar Rama, derisa shprehu ngushëllime për familjen Ademi, për humbjen tragjike të dy anëtarëve të tyre.
























