Bajra, një tjetër garues i Kosovës që eliminohet nga “Krakow 2023”
BKT
Sport

Bajra, një tjetër garues i Kosovës që eliminohet nga “Krakow 2023”

F.Bytyqi/RTKLive

Arbër Bajra është një tjetër garues kosovar që sot është eliminuar nga Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Bajra ka përfunduar garën e taekwondosë në këtë eveniment të madh të garave, duke u mundur nga greku, Apostolos Telikostoglou, kategoria -80 kg.

Bajra nuk pati fat në tërheqje të repesazhit, pasi kundërshtari i tij humbi në çerekfinale.