Vërshimet në Pejë, Sveçla: Të gjithë akterët janë në gatishmëri
BKT
Lajme

Vërshimet në Pejë, Sveçla: Të gjithë akterët janë në gatishmëri

E. Hoti/ RTKlive

Ministri i Brendshëm, Xhelasl Sveçla  ka thënë se që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situatës.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se janë jashtëzakonisht të shqetësuar me vërshimet e mëdha me të cilat është ballafaquar qyteti i Pejës mbrëmjen e së shtunës.

“Të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vërshimet e mëdha me të cilat është ballafaquar qyteti i Pejës mbrëmë dhe të pikëlluar që këto vërshime morën jetën e dy qytetarëve tanë.

Që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situatës”, ka shkruar Sveçla .

Ai ka shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre.

“Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm mbrëmë me Qendrat Operative Emergjente dhe njëkohësisht i ftoj që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193”, ka shkruar Sveçla me tej.


MË SHUME NGA Lajme