07:53 / 26.06.2023
Mblidhet Kryesia e Kuvendit
V. Thaçi / RTKlive
Sot në orën 12:00 mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Sipas njoftimit, në mbledhje pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë, si dhe do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat paraprake plenare.
Në mesin e punimeve të Kuvendit do të votohet për emërimin e dy anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, po ashtu edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shumë pika të tjera.























