Haxhiu: Beogradi ka pasur qëllim destabilizimin në veri të vendit
BKT
Foto: Albulena Haxhiu/Facebook
Lajme

Haxhiu: Beogradi ka pasur qëllim destabilizimin në veri të vendit

V. Thaçi / RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për lirimin e tre policëve të kidnapuar pak ditë më parë në veri të Kosovës, duke thënë se është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit.

Haxhiu ka thënë se kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë.

“Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook .


MË SHUME NGA Lajme