11:35 / 26.06.2023
Gërvalla: Falënderojmë aleatët tanë për sigurimin e lirisë së policëve
V. Thaçi / RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka shprehur lehtësim dhe gëzim pas lirimit të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga një vend i huaj.
Gërvalla ka thënë se, ata po i shërbenin me zell rendit dhe ligjit në betejën tonë kundër krimit të organizuar kur u rrëmbyen nga regjimi i Vuçiqit.
Ajo ka falënderuar të gjithë aleatët për sigurimin e lirisë së tyre.
“Lehtësim dhe gëzim i madh pasi tre oficerët tanë të Policisë, të rrëmbyer nga një vend i huaj, tashmë janë të lirë! Ata po i shërbenin me zell rendit dhe ligjit në betejën tonë kundër krimit të organizuar kur u rrëmbyen nga regjimi i Vuçiqit. Falënderojmë të gjithë aleatët tanë për sigurimin e lirisë së tyre” ka shkruar ajo në Twitter.























