Osmani: Aleanca me SHBA për Kosovën është e mbetet ekzistenciale
M.Miftari/RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin me guvernatoren e shteti të Ajovës, Kim Reynolds, ka diskutuar për raportet dypalëshe përgjatë viteve ndërmjet Kosovës e shteti të Ajovës.
Presidentja Osmani, duke falënderuar për vizitën e guvernatorin e Ajovës, Kim Reynolds, bëri të ditur temat për çfarë është biseduar, si dhe për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve.
“Në takimin tonë të përbashkët diskutuam për raportet tona dypalëshe përgjatë viteve dhe fushat për të cilat do të punojmë për ta thelluar tutje bashkëpunimin dhe partneritetin tonë, i cili po rritet çdo ditë e më shumë”, tha presidentja Osmani, duke shtuar se me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës e shteti të Ajovës, dëshmuam, edhe një herë përkushtimin tonë për të haur kapituj të rinj të bashkëpunimit dypalësh.
Tutje, presidentja Omani tha se kjo marrëveshje do të luaj rol jetik në zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të ndërsjellë përfshirë arsimin, kulturën, turizmin, bujqësinë, tregtinë dhe fushën e energjisë, si dhe do të krijojë instrumente për koordinim të shtuar në mes të dy vendeve edhe në fushën e mbrojtjes, si një bashkëpunim esencial ndërmjet FSK-së dhe “National Guard’, derisa shtoi se marrëveshja e nënshkruar sot do t’i hapë rrugë drejtpërdrejt përfitimeve të qytetarëve tanë.
“Për Republikën e Kosovës, aleanca me SHBA vazhdon të mbetet ekzistenciale. Qytetrët tanke janë popull më proamerikan në botë, prandaj në Kosovë gjithmonë do të gjeni miq e partnerë të përkushtuar” tha presidentja Osmani.
Tutje, presidentja Osmani ka falënderuar angazhimin e SHBA-së për lirimin e tre policëve të Kosovës, të cilët ishin rrëmbyer nga njësitet policore të Serbisë, në brendi të territorit të Kosovës.























