Hoti e ambasadori i OSBE-së për Kosovë, flasin për situatën aktuale në vend
BKT
Lajme

Hoti e ambasadori i OSBE-së për Kosovë, flasin për situatën aktuale në vend

F. Sertolli / RTKlive

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh deputet i LDK-së, Avdullah Hoti të hënën është takuar me ambasadorin e OSBE-së për Kosovë, Michael Davenport.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë, njëherësh i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit të OSBE-së, për siç ka thënë ai, për përkushtimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Republikën e Kosovës.

“Biseduam për situatën aktuale në të cilën po kalon vendi dhe hapat që duhet ndërmarrë për të sjellë stabilitetin në vend. Shpreha mirënjohje për përkushtimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme