Me dokumente të falsifikuara mori 71 mijë euro kredi, arrestohet 36 vjeçari
BKT
Lajme

Me dokumente të falsifikuara mori 71 mijë euro kredi, arrestohet 36 vjeçari

M.Sh/RTKlive

Hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar të martën një qytetarë të moshës 36 vjeç, i cili dyshohet se ka aplikuar për një kredi-lizig me dokumente të falsifikuara. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari ka marrë kredi mbi 71 mijë euro kredi dhe bleu veturë BMW X7.

“Gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh, gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë, të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara. I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 €uro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari, sipas të njëjtit njoftim, pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMW X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur.

“Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar. Sot, më 27.06.2023 është arritur të arrestohet ky person, i cili më pastaj është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe ndaj tij është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’. I dyshuari me aktvendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, njofton policia.


MË SHUME NGA Lajme