20:35 / 27.06.2023
Pirlo merr drejtimin e Sampdorias
Uran Krasniqi/RTKLive
Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo është emëruar trajneri i ri i Sampdorias, ka njoftuar të martën skuadra italiane.
Marrëveshja është dyvjeçare që do të thotë se Pirlo do të jetë i lidhur për skuadrën deri në vitin 2025.
Ish-futbollisti i njohur së fundmi ka qenë trajner në Turqi tek Fatih Karagumruk SK.
Sampdoria do të luajë në Serinë B sezonin e ardhshëm pasi ka rënë nga Serie A.























