Festa e ‘Kurban Bajramit`, myftiu Tërnava fton për paqe e qetësi në veri
BKT
Lajme

Festa e ‘Kurban Bajramit`, myftiu Tërnava fton për paqe e qetësi në veri

M.Miftari/RTKlive

Sot në të gjithë botën myslimanët kremtojnë festën e `Kurban Bajramit` dhe manifestimi qendror në Kosovë, kushtuar kësaj feste, u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit u fal në orën 5:38, nën prirjen e kryeimamit të Prishtinës,  Burhanudin ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili, duke u lutur që të mbretërojë paqja, harmonia, solidariteti te njrerëzit, përmendi edhe elemente negative në shoqërinë tonë dhe gjetkë, duke përmendur dhunën në familje, siç u shreh ai, celula e shoqërisë, pastaj përdorimi i alkoolit, përfitimii pandershëm, etj.

“Te ne mbretëron mendësia se kjo është çështje private. Familja, si celulë  themelore, degradimi i saj shakton klriza në shoqëri, ku, për pasojë, ngelin shumë fëmijë të braktisur, si edhe pleq të vetmuar”, tha mes tjerash, kreu u BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, derisa shtoi se dhuna në familje është dhunë mbi shoqërinë. Tërnava foli edhe për situatën politike në vend, si dhe për gjendjen jo të mirë ekonomike e të sigurisë, ku për këtë arsye, shumë të rinj po ikin nga vendi.

Ndërkaq për sigurinë në vend, më konkretisht në veri të vendit, myftiu Tërnava tha se gjendja nuk është e mirë dhe apeloi që në vend të dhunës të ketë dialog për daljen nga kriza e tanishme.

“Qeveria të marrë masa e të gjitha problemet të zgjidhen me dialog, që të shtensionohet situata atje”, deklaroi kreu u BIK-ut, Naim Tërnava, duke shtuar se Kosova ka kufijtë e vet, ka sovranitetin e Kushtetutën e vet dhe uinstitucionet ta kryejnë punën e vet për ta çuar në vend amanetin e poopulli dhe të dëshmorëve të tij.

Myftiu Tërnava foli edhe për çështjen e asimilimit të shqiptarëve, duke bërë thirje institucioneve të vendit që të bëjnë çdo gjë që të ndalohet kjo dukuri e keqe për kombin tonë.

Duke përfunduar ligjëratën, myftiu Tërnava apeloi që të ndalen gjakderdhjet anë e mban globit, ku harmonia e paqja e siolidariteti e sakrifica për njëri-tjetrin të mbretëorojë kudo në botë.


MË SHUME NGA Lajme