07:30 / 28.06.2023
Kurti uron qytetarët për `Kurban Bajram`
Fadil Gashi / Radio Kosova
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e `Kurban Bajramit`.
“Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin e jo vetën, të mirën e përgjithshme e jo të mirën vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim", ka shkruar Kurti në urimin e tij, teksa ka folur për solidaritet e zemërgjerësi mes njerëzish për të mirën e përgjithshme, sot, nesër, e në çdo ditë të vitit.
Festa e Kurban Bajramit është uruar edhe nga liderët tjerë institucionalë e opozitarë.























