Osmani uron qytetarët: Kjo festë është mundësi reflektimi mbi solidaritetin
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Osmani uron qytetarët: Kjo festë është mundësi reflektimi mbi solidaritetin

V.Thaçi / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Osmani ka thënë se kjo festë është mundësi reflektimi mbi solidaritetin, sakrificën e tolerancën.

Ajo ka shtuar, po ashtu, se 'Kurban Bajrami' është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë. 

“Derisa sot mblidhemi së bashku për të festuar, le të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë. Me shpresën që kjo festë të sjellë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati, ju uroj edhe një herë me fat Kurban Bajramin”, ka thënë presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme