11:41 / 28.06.2023
Konjufca: “Kurban Bajrami”, festë që na bashkon
Visar Sahtrolli / RTK
Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Galuk Konjufca, ka uruar Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe gjithë besimtarët për festën e “Kurban Bajramit”.
Në këtë ditë feste, Konjufca tha se “Kurban Bajrami” është festë që na bashkon e kujton se sa i rëndësishëm është solidariteti ndërmjet njëri-tjetrit.
Ai ka falënderuar Tërnavën për rolin që luan Bashkësia Islame në unitetin dhe përkrahjen e popullit tonë. Tutje, Konjufca tha se kjo festë e rëndësishme, po e vazhdon traditën e saj me sukses.
























