19:31 / 28.06.2023
Kosova nikoqire e konferencës ndërkombëtare të teknologjisë
M.Sh/RTKlive
Kosova do të jetë nikoqire e konferencës më të madhe të teknologjisë gjeohapësinor, ku po marrin pjesë 700 pjesëmarrës nga gjithë bota FOSS4G. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë sot në Prizren se Kosova është krenare për partneritetin me FLOSSK.
“Kosova është nikoqire e 700 pjesëmarrësve nga 6 kontinente e 120 shtete të cilët po marrin pjesë në #FOSS4G, konferenca më e madhe botërore në fushën e teknologjisë gjeohapësinore. Qeveria e Republikës së Kosovës - Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, jemi krenarë për partneritetin me FLOSSK (Free Libre Open Source Software Kosova), në organizimin e kësaj ngjarje kaq dinamike”, ka shkruar ministrja në Facebook.























