“Lajm i shkëlqyeshëm rinovimi i kontratës së Rabiot me Juven”
F.Bytyqi/RTKLive
Ish mesfushori i Juventusit, Momo Sissoko, është shprehur i lumtur që Adrien Rabiot ka rinovuar kontratën me ‘Zonjën e Vjetër’.
Rabiot tashmë ka firmosur kontratën e re me juventinët edhe për një sezon.
“Rinovimi i kontratës është një lajm i shkëlqyeshëm. Jam i lumtur për Adrienin. Ai dëshironte shumë të qëndronte në Juve. Ai gjithmonë e ka ndier veten të rëndësishëm në këtë grup”, ka thënë Sissoko.
"Rinovimi për mua, ishte vendimi më i mirë që ai mund të bënte. Adrien do të jetë një element themelor në rindërtimin e skuadrës. Për mua, të dyja palët fitojnë: Juventusi arriti të mbajë një lojtar shumë të rëndësishëm edhe për një vit të tjetër, ndërsa Adrieni, nëse ka një sezon pozitiv, do të shkojë pa pagesë duke zgjedhur destinacionin më të mirë të mundshëm”, ka theksuar Sissoko.























