15:26 / 29.06.2023
Pas Tonalit, Newcastle në sulm për yllin e Benficas
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi i Benficës, Gonçalo Ramos është në ‘orbitën’ e klubit të njohur anglez, Newcastle United.
Pas transferimit të Sandro Tonalit nga AC Milan, tashmë Newcastle është hedhur në sulm për yllin e Benficas.
“Qymyrxhinjtë” janë në kërkim të një sulmuesi solid që të vazhdojë të ëndërrojë dhe të konkurrojë në nivele të larta në Angli dhe Evropë.
Sipas medieve britanike, Newcastle synon të transferojë Ramos-in, klauzola e lirimit kap shifrën 120 milionë euro.
Megjithatë, thuhet se Benfica do të ishte e gatshme të pranojë shitjen e asit të tyre edhe për 80 milionë euro.
Por, siç raportohet, Newcastle insiston të blejë portugezin për çmimin jo më shumë së 50 milionë euro.























