Policët e rrëmbyer marrin mbështetje nga eprorët e tyre
BKT
Foto: PK
Lajme

Policët e rrëmbyer marrin mbështetje nga eprorët e tyre

M.Sh/RTKlive

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit të Kufirit, Ragip Bunjaku, vizituan të enjten tre policët e kidnapuar nga forcat e armatosura serbe më 14 qershor, të cilët i falënderuan për qëndrim dhe besimin e treguar gjatë kohës sa ishin në arrest, por edhe për përkushtimin e treguar në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Hoxha tha se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar, janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Hoxha shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare.

Familjet e policëve të rrëmbyer me 14 qershor e tashmë të liruar, i uroi që festën e Kurban Bajramit e pritën së bashku me më të dashurit e tyre, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtori i përgjithshëm së bashku me manaxhmentin e Policisë së Kosovës që vizituan policët, ndër të tjera u ofruan mbështetjen dhe përkrahjen morale për ta dhe presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore në të mirë të vendit e qytetarëve pa dallim, thuhet në njoftimin e PK.


MË SHUME NGA Lajme