Luis Enrique i thotë “PO” PSG-së
BKT
Sport

Luis Enrique i thotë “PO” PSG-së

F.Bytyqi/RTKLive

Spanjolli Luis Enrique raportohet se do të jetë trajner i ri i PSG-së.

Kampionët në fuqi të Francës, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, skuadrën për sezonin e ardhshëm do të ia besojnë strategut spanjoll.

Enrique, i cili më parë ka drejtuar Barcelonën dhe sefundim ishte trajner i Spanjës, shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet në krye të bankinës së parisienëve.

Madje, siç raporton eksperti Romano, tashmë kjo çështje është e kryer dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për t’u zyrtarizuar marrëveshja mes dy palëve.

PSG i ka ofruar spanjollit kontratë dy vjeçare, derisa thuhet se Enrique tashmë i ka thënë “PO” ofertës së gjigantit francez.