Në Ditën e Egjiptianëve, Kurti premton mbështetje për komunitetet
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Në Ditën e Egjiptianëve, Kurti premton mbështetje për komunitetet

M.Sh/RTKlive

Me rastin e shënimit të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, kryeministri Albin Kurti premtoi më shumë mbështetje për komunitetet. Ai tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka ndarë tre milionë euro për komunitetet, ndërsa platforma Superpuna dhe ajo “Kosova Generation Unlimited” u ofron më shumë mundësi për punësim.

Kryeministri i Kurti këto deklarata i bëri në tryezën e rrumbullakët organizuar me komunitetin egjiptianë u organizua nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë tryezë, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti egjiptian, u diskutua për sfidat dhe mundësitë për komunitetin egjiptian në Kosovë.

Kryeministri Kurti, shprehu falënderimet e tij për kontributin e dhënë nga ky komunitet në Republikën e Kosovës, si dhe theksoi se është mirënjohës edhe për mundësitë për bashkëqeverisje përmes Zyrës së Kryeministrit dhe Kuvendit të Kosovës. Si hap të rëndësishëm për realizimin e kuotës për punësim në institucione, siç e parasheh ligji, ai veçoi krijimin e ekipit ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom në vendin tonë.Kurti nënvizoi përfitimet dhe mundësitë që platforma Superpuna dhe ajo “Kosova Generation Unlimited” paraqet për anëtarët e këtij komuniteti në përfitimin e aftësive të punës dhe përfshirjes në tregun e punës.

Kryeministri Kurti, bëri thirrje që të këtë sa më shumë aplikime, sepse ato ofrojnë shance të artë për të rinjtë e komunitetit egjiptian dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës.

Gjatë diskutimit, kryeministri u shpreh se edhe përkundër sfidave dhe vështirësive që hasin ky komunitet, të cilat sipas tij do t’i përballojmë së bashku, ai tha se është lansuar Platforma Kombëtare për Raportimin e Rasteve të Diskriminimit ndaj komuniteteve dhe se qëllimi i kësaj platforme është parandalimi i diskriminimit ndaj Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Me këtë rast Kurti i inkurajoi ata që ta raportojnë diskriminimin edhe në menyrtën online.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, pasi i uroi komunitetin egjiptian për festën, tha se është aty për të dëgjuar kërkesat e tyre.

Duke uruar komunitetin egjiptian për shënimin e Ditës Memoriale, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se jo vetëm në ditët festive, por janë 365 ditë që duhet angazhim për komunitetet në Kosovë.

"Ne kemi qenë pjesë e pandashme e historisë, pra edhe pas pavarësisë do të mbesim pjesë e shtetit dhe e shoqërisë, për të kontribuar dhe pasuruar mozaikun multikulturor të vendit tonë", tha ai.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fridon Lala, falënderoi kryeministrin Kurti për prezencën dhe mbështetjen e tij ndaj këtij komuniteti, njofton Kryeministria.


MË SHUME NGA Lajme