Hoti kalon te Madeburg që garon në Bundesliga 2
BKT
Sport

Hoti kalon te Madeburg që garon në Bundesliga 2

Uran Krasniqi / RTKLive

Futbollisti kosovar, Andi Hoti është futbollisti më i ri i klubit gjerman Magdeburg, që garon në Bundesliga 2.

“Andi është një qendërmbrojtës i ri dhe i talentuar që sjell shpejtësi dhe forcë të mirë në ndërhyrje”, ka thënë trajner i FC Magdeburg, Christian Titz.

Mbrojtësi njëzet vjeçar sezonin e kaluar u huazua nga Interi në SC Freiburg II.

Kosovari i zhvilluar si futbollist në Zvicër ka bërë dy paraqitje për Kombëtaren e Kosovës U-17 dhe tetë paraqitje për U21.