20:30 / 01.07.2023
Fabregas njofton tërheqjen nga futbolli aktiv
Uran Krasniqi / RTKLive
Cesc Fabregas është përshëndetur me futbollin aktiv pas nëntëmbëdhjetë vitesh karrierë.
“Me pikëllim të madh ka ardhur koha që të var këpucët në gozhdë. Ka qenë një udhëtim që nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar ai në Twitter.
Fabregas gjatë karrierës së tij ka luajtur për Arsenalin, Barcelonën, Chelsean, Monacon dhe së fundmi për Comon në Itali.
Gjatë karrierës së tij, mesfushori i njohur ka fituar dy tituj të Premierligës dhe një tjetër në La Liga, ndërsa një Botëror dhe dy Evropianë.
Fabregas ka vendosur të pensiononohet kur ka bërë më shumë se 700 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2003.























