Sanksionet ndaj Kosovës, Haradinaj kërkon mocion për shkarkimin e Kurtit
BKT
Foto:RTK
Lajme

Sanksionet ndaj Kosovës, Haradinaj kërkon mocion për shkarkimin e Kurtit

M.Sh/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar të shtunën në mbrëmje, pas konfirmimit siç thotë ai, nga ana e Bashkimit Evropian për hyrjen në fuqi të sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së, e dëshmojnë se sa e rrezikshme është gjendja.

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë është shprehur Haradinaj, sipas të cilit Kosova po hyn në një rrugë pa krye.

“Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie. Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar”, shkruan Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme