Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje të shiut, me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Ndërsa Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për të dielën në Shqipëri moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relieve kodrinore-malore si dhe kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era në mesdite fiton shpejtësi dhe me rrahje deri në 12-14m/s.
Temperaturat do të sillen nga 15 gradë celsius më e ulët në Dibër, deri më larta 32 gradë Celsius në Gjirokastër.























