Interi te Sassuolo gjen zëvendësuesin e Brozoviçit
BKT
Sport

Interi te Sassuolo gjen zëvendësuesin e Brozoviçit

F.Bytyqi/RTKLive

Pas largimit të Brozovic nga Interi, tashmë skuadra italian është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e kroatit.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, skuadra ‘Nerazure’ dëshiron futbollistin e Sassuolo-s, David Frattesi-n.

Frattesi konsiderohet një nga lojtarët kryesor tek Sassuolo. Ai tregoj performancë mjaftë të mirë në sezonin e fundit me Sassuolo-n.

“Inter do t‘i investoj te Frattesi paratë e fituara nga shitja e Brozovic. Sapo te kompletohet transferimi kroatit Interi do nisin një oferte zyrtare te Sassuolo”, ka shkruar Romano.

Ndryshe, Frattesi është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera italiane, por Interi shihet opsion më i mundshëm për mesfushorin.