Arrestohen 6 persona, dyshohen për armëmbajtje pa leje
RTK
Janë arrestuar 6 persona në një prej parkingjeve të Prishtinës.
Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar për armëmbajtje pa leje, ku katër nga ta aktualisht janë në mbajtje ndërkaq dy prej tyre janë liruar me procedurë të rregullt.
“Në një parking në Prishtinë gjendet një veturë e dyshuar në të cilën ndodhet një armë zjarri, me ç’rast zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku si rezultat në të njëjtin lokacion kanë hasur në një rrahje mes disa personash”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Përveç armëve të zjarrit, njërit nga të dyshuarit, i cili ka qenë pronar i automjetit të lartcekur, iu është gjetur dhe është konfiskuar një thikë dhe një fishek.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent ku ndaj personave të dyshuar të lartcekur janë iniciuar rastet ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në komunikatën e policisë.























