Përfundon “Green Fest” me gjallërim kulturor në Mitrovicë
BKT
Kulturë

Përfundon “Green Fest” me gjallërim kulturor në Mitrovicë

RTK

Ka përfunduar edicioni i 13-të i festivalit kulturor “Green Fest” në Mitrovicë. Me moton “Imagine” për katër ditë radhazi Mitrovica ka përjetuar një atmosferë ndryshe.

Muzika, artet pamore, filmat dokumentar, bashkëveprimi me natyrën ishin ato që e karakterizuan rrugëtimin e sivjetëm.

“Përmes temës së frymëzimit 'Imagine', festivali bëri të mundur që të shpalosej bukuria e natyrës, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohemi, duke u ofruar të gjetura shkencore mbi gjendjen e mjedisit, si dhe duke promovuar botime që trajtonin plastikën dhe rolin e njeriut në mjedis”, thuhet në komunikatën e organizatorëve “7 Arte”.

MC Kresha, Lyrical Son, Lluni, Dj Driton, DJ Bannzz, Ataraxia, Vedat Ademi, Dren Abazi, Shrimps, Jericho, e Eugent Bushpepaj ishin artistët që i mbajtën netët e Mitrovicës të gjalla.

“Përmes temës ‘’Imagine’’ që ishte ne sinkronizim me SDG 13, që synon 'Veprime për Klimën', festivali i sivjetmë, çoi të pranishmit në një udhëtim të veçantë drejt pasurive natyrore të Kosovës, duke rikujtuar sfidat që dalin drejt ruajtjes së saj, si dhe duke na tërhequr vëmendjen me thënjen e modifikuar enkas për këtë temë se: ’’dita e mirë, më nuk shihet në mëngjes’’, thuhet tutje në komunikatë.


MË SHUME NGA Kulturë