Pas dy transferimeve, Liverpooli ia mësyn yllit të Sportingut
F.Bytyqi/RTKLive
Pasi kompletoi transferimet e Dominik Szoboszlai dhe Alexis MacAllister, Liverpool është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Sportingut Gonçalo Inacio.
“Reds” e kanë bërë prioritet tani përforcimin e mbrojtjes meqenëse vitin e kaluar kanë hasur disa probleme e sidomos kur Virgil van Dijk ishte i lnduar.
Portugezi është një ndër lojtarët më premutes në futbollin evropian dhe do të ishte i hapur për të bërë hapin e madh në karrierë, raporton “Fichajes”.
Një marrëveshje me Sportingun nuk do të ishte e lehtë, pasi Liverpool do të duhet të investojë se paku 50 milionë euro.
Përpos Liverpoolit, nga afër mbrojtësin po e vëzhgon edhe skuadra e Chelseas, që do ta ketë më të vështirë shkaku i mospjesëmarrjes në garat evropiane.
Në të kaluarën për Inacion kishin shprehur interesim edhe Real Madrid dhe PSG, por që tani janë të fokusuar në “shënjestra” tjera.























