Dita e Pavarësisë së ShBA-së, Haradinaj: Amerikë, urime ditëlindjen
BKT
Lajme

Dita e Pavarësisë së ShBA-së, Haradinaj: Amerikë, urime ditëlindjen

N.M. /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ai në urimin e tij, në një postim në Facebook, ka publikuar një fotografi të selisë qendrore të AAK-së, me flamurin amerikan i vendosur në ballë të saj.

“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme