Bellingham: Presioni? E kam nderë gjatë gjithë karrierës sime
F.Bytyqi/RTKLive
Përforcimi më i madh i Real Madridit i kësaj verë, Jude Bellingham, ka thënë se mezi po pret të nis aventurën tek gjiganti spanjoll.
Talenti anglez pak ditë më parë iu bashkua ‘Los Blancos’ nga Borussia Dortmundi.
Bellingham thotë se mësuar me presionin gjatë terë karrierës së tij.
“Unë vërtetë mezi pres të kthehem ne ekip dhe të filloj të luaj për Real Madridin. Prezantimi ishte vërtet i veçantë, por tani më duhet të rikuperohem sa më shumë që të jetë e mundur për ta nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Bellingham.
Presioni? E kam ndjerë vazhdimisht gjatë gjithë karrierës sime, në çdo përvojë, por kjo më ka bërë ky që jam sot. Thjesht duhet të gjetur mënyra për ta kapërcyer atë”, ka theksuar mesfushori anglez.























