“Dhuna nuk fshehet mrena mureve”, ekspozita e radhës në Vushtrri
BKT
Kulturë

“Dhuna nuk fshehet mrena mureve”, ekspozita e radhës në Vushtrri

M. Pasoma / RTKlive

“Dhuna nuk fshehet mrena mureve” është ekspozita e radhës e Rrjetit të Grave të Kosovës e cila hapet nesër në qytetin e Vushtrrisë. Me emërtim simbolik, ajo mëton të sigurojë vetëdijësimin dhe ndërgjegjen qytetare për dhunën.

Edhe me lokacionin e zgjedhur në hapësirë publike, sheshi “Adem Jashari”, ekspozita synon njoftimin e qytetarëve për përgjegjësitë institucionale për mbrojtje nga dhuna në familje.

“Mjerisht, në shoqërinë tonë personat që përjetojnë dhunë në familje akoma fshehen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”, thuhet në komunikatën e RRGK-së.

 


MË SHUME NGA Kulturë