Mediet britanike: Xhaka në Bayer Leverkusen për 24 milionë euro
BKT
Sport

Mediet britanike: Xhaka në Bayer Leverkusen për 24 milionë euro

F.Bytyqi/RTKLive

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka raportohet se është gjithnjë e më afër klubit gjerman, Bayer Leverkusen.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, sipas medieve britanike, është afër largimit nga “Topçinjtë”.

Xhaka numëron ditët në “Emiratës”, pasi që ai shumë shpejtë do të prezantohet tek gjermanët e Leverkusenit, transferim ky që do të kushtojë 24 milionë euro.

Kujtojmë së Xhaka ka qenë pjesë e elitës së futbollit gjerman, pasi nga Borussia  Monchengadbachu ishte transferuar tek Arsenali.

Siç raportohet, marrëveshja mes Arsenalit dhe Monchengladbach është në fazën finale, dhe se shumë shpejtë pritet zyrtarizimi i Xhakës tek klubi gjerman.