18:23 / 04.07.2023
Krasniqi e McCarthy flasin rreth nivelit të demokracisë në Kosovë
F.S. / RTKlive
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar drejtorin e Divizionit për Evropën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.
Sipas Krasniqit, IRI është një prej organizatave më të rëndësishme për promovimin e demokracisë në mbarë botën, përmes mbështetjes konkrete që u ofron partive politike.
“Në këtë takim, folëm edhe rreth nivelit të demokracisë në Kosovës. Asistenca nga IRI, vazhdon të jetë e nevojshme për avancimin e mëtejmë të organizimit politik në vend”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai ka falënderuar drejtorin McCarthy për ndihmën e dhënë, kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me PDK-në.























