22:08 / 04.07.2023
Flamuri amerikan ndriçon ndërtesën e Presidencës dhe Kuvendit
B. H. | RTKlive
Flamuri amerikan e ka ndriçuar sonte ndërtesën ku ndodhet Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, me rastin 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Një foto nga ndriçimi i objektit të Presidencës dhe Kuvendit është vendosur edhe në faqen zyrtare të Presidencës në Facebook.























