23:32 / 04.07.2023
Hovenier falënderon Ramën për organizimin e festës për Pavarësinë e SHBA-së
F. S. / RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama për nder të 4 korrikut, ditën e Pavarësisë së SHBA-së, ka organizuar një festë në kryeqytet ku e ka ftuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ekipin e tij.
Hovenier me këtë rast e ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për organizimin e festës në nder të Pavarësisë së SHBA-së.
“I nderuar të marr pjesë në festën e 4 Korrikut të Komunës së Prishtinës për ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Faleminderit Perparim Rama që ftove ekipin tim dhe mua – është domethënëse për ne që të jemi në gjendje të festojmë për pavarësinë e vendit tonë me kolegët dhe miqtë, ndërsa jemi jashtë vendit”, ka shkruar Hovenier.
























