09:11 / 05.07.2023
Ancelotti, trajner i Brazilit nga viti 2024
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti raportohet se do të marr drejtimin e Brazilit.
Strategu italian sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, nga viti i ardhshëm do të marr ‘timonin’ e Kombëtares së Brazilit.
Brazili prej kohësh është hedhur në sulm për teknikun italian.
Ndërkohë, Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues ka konfirmuar se italiani do të marrë kreun e bankinës së Brazilit duke filluar nga Copa America 2024”, derisa përkohësisht, Kombëtaren në dorë do ta marrë trajneri aktual i Fluminenses, Fernando Diniz.























