Haradinaj: IRI i nevojshëm për konsolidimin e demokracisë në Kosovë
M.Sh/RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin e Divizionit për Evropë i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Paul McCarthy. Haradinaj ka thënë se mbështetja e IRI-së, mbetet e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive në vendet ku vepron dhe fuqizimin në partneritetet rajonale.
"Prita në selinë qendrore të Aleancës, Paul McCarthy, drejtor i Divizionit për Evropë i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), me ç'rast patëm rastin të zhvillojmë një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet politike si dhe për bashkëpunimin që e kemi tash e një kohë. Mbështetja e IRI-së, mbetet e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive në vendet ku vepron dhe fuqizimin në partneritetet rajonale", ka thënë Haradinaj pas takimit.
Haradinaj ka falënderuar drejtorin McCarthy për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
"Shpreha falënderimin për mbështetjen e drejtorit McCarthy dhe për bashkëpunimin e ngushtë që zyra e IRI në Kosovë e ofron për të mbështetur zhvillimin e partive politike", është shprehur Haradinaj.























