Osmani: Kosova e përkushtuar për sundim të ligjit
BKT
Lajme

Osmani: Kosova e përkushtuar për sundim të ligjit

M.Sh/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka takuar të mërkurën shefin e ri EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, të cilit i ka ofruar bashkëpunim në suaza të mandatit aktual për ligjbërje. Osmani e përgëzoi fillimisht për mandatin e tij Barbano, derisa ritheksoi aspiratën e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian.

Tutje, presidentja Osmani theksoi se “Kosova si vend që aspiron integrimin në institucionet euroatlantike, është e përkushtuar për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të garantuar integritetin profesional dhe zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare”.

Në takim, presidentja foli po ashtu mbi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar për tejkalimin e sfidave të sigurisë, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave, fëmijëve dhe komuniteteve joshumicë.


MË SHUME NGA Lajme