Lajçak në Beograd, shpreh nevojën për zgjedhje të reja në veri
BKT
Lajme

Lajçak në Beograd, shpreh nevojën për zgjedhje të reja në veri

M.Sh/RTKlive

Pas vizitës në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka vazhduar vizitën në Beograd. Në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, Lajçak është pritur në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog. Takimi dhe udhëtimi ndihmuan të qartësohen hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter pas takimit me presidentin serb..

Ndërsa ky i fundit i kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet “në mënyrë më konkrete për të gjitha këto çështje”.

Lajçak para se të vizitoj Beogradin ka qëndruar në Prishtinën ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit me Kurtin, Lajçak deklaroi se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por ende duhet për të vazhduar diskutimet për hapa konkret.

Presidenca e Kosovës njoftoi pas takimit mes  presidentes Vjosa Osmani dhe emisarit Lajçak, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për tejkalimin e sfidave aktuale së bashku me partnerët ndërkombëtarë. “Kosova ka treguar vullnetin e saj për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës”, tha Osmani.

 


MË SHUME NGA Lajme