18:43 / 05.07.2023
Abdullahu: Brengosës, raporti i Kosovës me ata që na ndihmuan
A.B/RTKlive
Faton Abdullahu zëdhënës i PDK-së, thotë se raporti i Kosovës me ata që ndihmuan në çlirim e shtetndërtim është brengosës dhe për këtë do të marrin masa.
Ai ka kritikuar Kurtin edhe rreth politikës së tij, karshi Shqipërisë. Abdullahu sot në Info plus në RTK, theksoi se politika e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është e bunkerizuar.
Sipas Abdullahut, qeveria e Kosovës ka një qasje përjashtuese, ndaj Shqipërisë dhe shteteve të tjera.























