20:31 / 05.07.2023
Koliqi i bashkohet Ballkanit
Uran Krasniqi / RTKLive
Enea Koliqi i është bashkuar Ballkanit të Suharekës. Për transferimin e gardianit shqiptar ka njoftuar klubi suharekas.
"Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe të kampionëve, Enea Koliqi", ka shkruar klubi kampion në faqen e vet në Facebook.
Koliqi, i cili ka pasur një karrierë të bujshme në Kategorinë Superiore në Shqipëri së fundmi ishte pjesë e Gjilanit. Në skuadrën e qytetit me të njëjtin emër ai ishte nga viti 2020 me të cilën ka realizuar rreth nëntëdhjetë paraqitje.























