Serginho: Milani? Shpresojmë të bëhet gjithnjë e më i fortë
BKT
Sport

Serginho: Milani? Shpresojmë të bëhet gjithnjë e më i fortë

RTSH

I intervistuar nga mikrofonat e Sky Sport, ish-mbrojtësi i Milanit, Serginho, foli për kuqezinjtë dhe sesionin merkatos së verës.

“Shpresoj të vijë një lojtar brazilian, i cili mund të sjellë imagjinatë dhe gëzim, Leao është mirë, por ai është portugez. Tani është koha për ndryshim, patëm një humbje të madhe, Tonalin, le të shpresojmë që Milani të mund të forcohet në tregun e transferimeve dhe të bëhet më i fortë, duke gjetur edhe një ekuilibër në të djathtë”, tha ai.

Ish-mbrojtësi brazilian vazhdoi: "Unë mendoj se sezoni i kaluar ishte një surprizë, duke parë Milanin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Asnjë tifoz nuk e priste. Me largimin e Maldinit dhe Massara pati një humbje të madhe, por mendoj se ne duhet të presim që Milani të jetë sërish ai i kohës sonë”.

Së fundi, Serginho përfundoi me një mendim për trajnerin e ardhshëm të Brazilit, Carlo Ancelotti:

"Jam i kënaqur me këtë mundësi të tij, të gjithë e dinë marrëdhënien që kam me të. Carlo është një trajner që kupton ndjeshmërinë e lojtarëve, kjo është magjia e tij. Ai do të bëjë të gjithë ndryshimin në kombëtaren braziliane, është trajneri më i përshtatshëm, ka shumë për të dhënë. Ai tashmë ka punuar shumë me lojtarët e Amerikës së Jugut, veçanërisht me brazilianët,  drejton dy prej tyre te Reali”.