Trofeu Silvio Berlusconi, Monza-Milan më 8 gusht
RTSH
Milani dhe Monza kanë paralajmëruar fillimin e `Trofeo Silvio Berlusconi`, edicioni i parë i të cilit do të zhvillohet më 8 gusht në stadiumin U-Power.
Në sezonet në vijim do të ketë një alternim të stadiumeve të dy klubeve në të cilat do të luhet ndeshja.
Kjo nismë synon të nderojë dhe të mbajë gjallë kujtimin e presidentit Silvio Berlusconi, i cili shkroi faqe të pashlyeshme në historinë e të dy klubeve.
Pronar i Milanit për 31 vjet, nga viti 1986 deri në 2017, me një palmares prej 29 trofesh: 8 tituj, 1 Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Interkontinentale, 1 Kupë Botërore për Klube dhe 5 Superkupa Evropiane.
Silvio Berlusconi ishte presidenti më i suksesshëm në historinë e Milanit. Më pas, më 28 shtator 2018, me vullnetin e tij, Grupi Fininvest bleu Monzën, në atë kohë në Serinë C.
Më 8 qershor 2020 AC Monza u kthye zyrtarisht në Serinë B pas 19 vitesh dhe më 29 maj 2022 fitoi promovimin e parë historik në Serie A duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm.























